Medhi Benatia pritet të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni.
Mbrojtësi maroken duket se nuk është në planet e Zonjës së Vjetër për edicionin e ri.
Disa gabime në Ligën e Kampionëve të qendërmbrojtësit i kushtuan me eliminim Juventusit.
Kësisoj duket se Benatia është me valixhe në duar dhe po pret ofertën më të mirë për ta vazhduar karrierën.
Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe skuadra e madhe angleze Arsenal.
Trajneri Unay Emery e pëlqen shumë futbollistin dhe pritet të bëjnë një ofertë në drejtim të Juventusit.
Kampionët e Italisë janë të gatshëm ta lënë të lirë Benatian nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro.
Gjithsesi në garë për lojtarin fuqishëm është edhe ish-skuadra e tij Olympique Marseille. /Telegrafi/