Arsenali po e vështron me kujdes situatën e portierit Keylor Navas te Real Madridi.
Navas është i pakënaqur me situatën e tij te Los Blancos dhe disa skuadra duan ta shfrytëzojnë këtë.
Arsenali po konsideron një lëvizje për Navasin, i cili thuhet se po kërkon largimin nga klubi spanjoll.
Sipas mediumit Fichajes, Topçinjtë dëshirojnë konkurrencë afatgjatë për gjermanin Bernd Leno.
Petr Cech po arrin muzgun e karrierës së tij dhe Navas është i gatshëm të largohet nga kryeqyteti spanjoll pasi ka mbetur zgjedhje e dytë.
Transferimi i Navasit mendohet të bëhet pas përfundimit të sezonit, pasi është opsioni më i mundshëm.
Çmimi i portierit mendohet të jetë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/