Telegrafi

Arsenali po e konsideron seriozisht emërimin e Mourinhos

Jose Mourinho shumë shpejt mund të marr drejtimin e klubit anglez, Arsenalit.

Arsenali është duke përjetuar një fillim sezoni jo të mirë dhe ka vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e fundit.

Rezultatet jo të mira dhe loja e ngurtë kanë bërë që pozita e Unai Emery s’i trajner të lëkundet jo pak.

Lexo po ashtu Mourinho, favoriti kryesor për trajner të Arsenalit

Mediat britanike raportojnë se drejtuesit e klubit nga Emirates janë të interesuar ta shkarkojnë trajnerin spanjoll.

Sipas The Times, Arsenali po mendon të shkëmbejë Emeryn me trajnerin e njohur portugez Mourinho.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Mourinhos si trajner i Arsenalit - Tri transferime, Xhaka jashtë

Mourinho thuhet se tashmë është takuar me drejtorin sportiv të klubit dhe mund të zëvendësojë Emeryn.

Portugezi ka qenë jashtë menaxhimit të klubeve që kur u shkarkua nga Manchester Unitedi dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/