Jose Mourinho shumë shpejt mund të marr drejtimin e klubit anglez, Arsenalit.
Arsenali është duke përjetuar një fillim sezoni jo të mirë dhe ka vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e fundit.
Rezultatet jo të mira dhe loja e ngurtë kanë bërë që pozita e Unai Emery s’i trajner të lëkundet jo pak.
Mediat britanike raportojnë se drejtuesit e klubit nga Emirates janë të interesuar ta shkarkojnë trajnerin spanjoll.
Sipas The Times, Arsenali po mendon të shkëmbejë Emeryn me trajnerin e njohur portugez Mourinho.
Mourinho thuhet se tashmë është takuar me drejtorin sportiv të klubit dhe mund të zëvendësojë Emeryn.
Portugezi ka qenë jashtë menaxhimit të klubeve që kur u shkarkua nga Manchester Unitedi dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/