Site icon Telegrafi

Arsenali po e kërkon Daniele Ruganin

Raportimet po vazhdojnë të rriten se Arsenali po synon mbrojtësin e Juventusit, Daniele Ruganin.

Italiani 23-vjeçar tashmë ka katër paraqitje me kombëtaren italiane, ndërsa ka qenë lojtar kyç U-21 të Italisë.

Juve e transferoi nga Empoli kur ishte akoma në nivelin e akademisë së të rinjve dhe përfundimisht pagoi pesë milionë euro në vitin 2015.

Arsene Wenger është një admirues i shtatgjatit ndërsa Rai Sport raportoi se londinezët do të bëjnë një ofertë gjatë verës.

Ai ka luftuar me të vërtetë për të pasur minuta në dispozicion në Torino, ku është paraqitur në 16 ndeshje në Serie këtë sezon, duke kontribuar në një gol dhe me një asistim.

Ruganit kontrata i mbaron më 20 qershor të vitit 2021 dhe shpresonte që të zë një vend pas largimit të Leonardo Bonuccit në Milano, por Medhi Benatia dhe Andrea Barzagli aktualisht janë partner të mbrojtjes me Giorgio Chiellinin.

Napoli gjithashtu është në garë nëse do të shitej Napoli, ku trajneri Maurizio Sarri tashmë ka punuar me të në Empoli. /Telegrafi/

Exit mobile version