Arsenali fitoi me rezultat 0-2 në 1/8 e finales së FA Cup ndaj Suttonit dhe kështu u kualifikua në çerekfinale.
Por, pas ndeshjes kanë qarkulluar disa fotografi se si është lënë dhoma e zhveshjes nga Arsenali dhe siç shikohet në fotografitë e mëposhtme ajo është e mjerueshme.
Shumë tifozë kanë reaguar në rrjetet sociale dhe e kanë akuzuar Topçinjtë për mos respektim të klubit nga liga e pestë angleze.
Gjithsesi kjo nuk është e vetmja, pasi klubi nga Liga Premier nuk kishte marrë emblemën e klubit për t’ia ofruar kapitenit të Suttonit para ndeshjes.
Vlen të theksohet se ylli i NBA-së, LeBron James, njëherë kishte pastruar i vetëm zhveshtorën kur e kishte parë se në çfarë gjendje është lënë nga shokët e skuadrës së tij. /Telegrafi/
Pas ndeshjes:
Para ndeshjes: