Telegrafi

Arsenali me plan konkret për transferimin e Iscos në janar

Arsenali thuhet se ka hequr dorë nga transferimi i Houssem Aouar.

Interesimi i The Gunners për mesfushorin nuk është tashmë një sekret, derisa ishin shumë afër të transferonin atë në verën e këtij viti.

Skuadra londineze më pas u larguar nga gara për transferimin e tij, duke arritur marrëveshje me Thomas Parteyn nga Atletico Madridi për 50 milionë euro.

Mirëpo, interesimi i Juventusit dhe Paris Saint-Germainit për Aouar, ka bërë që Mikel Arteta të shikojë për një tjetër opsion.

Isco Alarcon tashmë është ën radarin e Topçinjve që duan të transferojë atë në afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Ancelotti nuk heq dorë, e dëshiron Iscon te Evertoni

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Zinedine Zidane i ka bërë me dije mesfushorit spanjoll se nuk është më në planet e tij dhe është i lirë të largohet.

Arsenali do të tentojë transferimin e tij, mirëpo në garë për lojtarin janë edhe skuadrat si, Zonja e Vjetër, Sevilla, Milani dhe Evertoni. /Telegrafi/