Arsenali po përgatit një ofertë shkëmbimi plus para për yllin e Leicester City, James Maddison.
Drejtuesit e klubit londinez janë në kërkim të emrave të rinj për të përforcuar ekipin e tyre para sezonit të ri 2020/21.
Sipas Daily Mail, Arsenali është i gatshëm t’i ofrojë Leicester Cityt një numër lojtarësh ndërsa duan të shohin nëse do të jetë e mundur të nënshkruajë me Maddison këtë verë.
Besohet se në këtë fazë, 50 milionë funte nuk do të ishin të mjaftueshme për të bindur Leicesterin të lejoj largimin e yllit të tyre kryesor.
Por, Arsenali thuhet se është gati të ofrojë edhe një lojtar në ofertë, Reiss Nelson, i cili mund të lëvizë në drejtim të kundërt për të ëmbëlsuar marrëveshjen.
Topçinjtë besojnë se Dhelprat janë të gatshëm të negociojnë dhe vetëm duhet të gjendet formula e marrëveshjes mes klubeve.
Ainsley Maitland-Niles, të cilin Leicester City e shikoi janarin e kaluar, është një tjetër lojtar në dispozicion për transferim. /Telegrafi/
Arsenal could offer fringe players to Leicester as they step up hunt for KEY target James Maddison https://t.co/OK0Qzi8jwW
— Mail Sport (@MailSport) July 21, 2021