Telegrafi

Arsenali pas talentit francez

Moussa Dembele ka pasur një vit fantastik edicionin e kaluar në Championshipin anglez.

Por edhe pse u kërkua nga skuadra të njohura angleze, Dembele zgjodhi të vazhdoi karrierën në Celtic.

E duket se zgjedhja më e mira ka qenë kampioni skocez, pasi Dembele ka shkëlqyer në këtë fillim të edicionit.

Me golin e shënuar ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve dhe paraqitjen e mirë në fushë, francezi ka zgjuar interesimin e një skuadre të madhe.

Bëhet fjalë për Arsenalin që është duke e monitoruar situatën e tij në kampionatin skocez.

Sipas medieve angleze, Arsene Wenger është duke përgatitur një ofertë rreth 15 milionë funte për transferimin e talentit francez në Londër. /Telegrafi/