Arsenal janë të interesuar për portierin kostarikan të Real Madridit.
E përditshmja spanjolle, Don Balon raporton se Gunners kërkojnë shërbimet e portierit Keylor Navas.
Në këtë formë, Topçinjtë po rivalizojnë interesimin e Liverpoolit për portierin 29-vjeçar të Los Blancos.
Navas pothuajse iu bashkua Manchester Unitedit gjatë verës së kaluar, ku David de Gea ishte pritur të kalojë në Santiago Bernabeu.
Arsenal kërkon të përforcojë radhët e veta gjatë verës me një portier cilësor, pasi që gardiani aktual i skuadrës londineze, Petr Cech kohët e fundit po pëson lëndime që po e mbajnë jashtë fushave të blerta deri në disa javë. /Telegrafi/