Telegrafi

Arsenali pas Forsbergut

Ylli i Red Bull Leipzing, Emil Forsberg ka rënë në radarin e gjigantit anglez, Arsenalit, të cilët po mendojnë të ofrojnë 20 milionë funte për shërbimet e tij.

Emil Forsberg ka befasuar të gjithë më rendimentin e tij këtë sezon në Bundesliga me skuadrën e RB Leipzing.

Lexo po ashtu Arsenali, 25 milionë për Turanin

Me paraqitjet e tij të mirë ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij, ku e fundit është Arsenali.

Sipas The Sun, skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger po përgatitet të bëjë një ofertë prej 20 milionë funteve për yllin suedez.

Lexo po ashtu Pesë blerjet e mëdha që mund t’ia sjellin Liverpoolit titullin e kampionit (Foto)

Topçinjtë janë impresionuar nga forma e 25-vjeçarit në Bundesliga dhe mendojnë ta bëjnë transferimin e dytë të verës pas mbrojtësit të Schalkes, Sead Kolasinac.

Ndryshe, për Forsbergun interesim të madh ka shprehur edhe gjiganti tjetër anglez, Liverpooli. /Telegrafi/