Arsenali ka paraqitur një ofertë të parë për portierin e Real Madridit, Keylor Navas.
Reprezentuesi i Kosta Rikës është i vendosur për tu larguar nga Real Madridi.
E gjithë kjo, pasi ai është mbetur zgjedhja e dytë pas ardhjes së Thibaut Courtois para fillimit të këtij sezoni.
Pavarësisht tre titujve të Ligës së Kampionëve, Keylor është lënë në bankë nga Santiago Solari që kur zëvendësoi Julen Lopetegui si trajner.
Megjithatë, Navas pëlqehet shumë nga klubi londinez, Arsenali, që dëshiron ta shfrytëzojë situatën e tij.
Sipas mediumit Ok diario, trajneri i Arsenalit, Unai Emery dëshiron të sjellë Navasin në Londër, ku e sheh atë si një konkurrent ideal të Bernd Lenos.
Ky medium raporton se një ofertë e parë prej 13 milionë tashmë është paraqitur në Real Madrid për portierin.
Çdo lëvizje ka gjasa që Petr Cech të kërkojë largimin e menjëhershëm në muajin e ardhshëm. /Telegrafi/