Telegrafi

Arsenali i pandalshëm, Xhaka vazhdon me gola – titulli i kampionit edhe më afër

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Leeds me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 29-të të Ligës Premier.

Gabirel Jesus i kthyer nga dëmtimi ka filluar të jep sinjalet e para, se forma që kishte do të kthehet në momentin më të duhur, pasi ka rrezikuar portën që në start.

Pas tij Leeds tentoi me Crysencio Summerville, por pa sukses.

Arsenali fitoi penallti në minutën e 34-të e cila u kthye në gol nga Gabriel Jesus për 1-0.

Topçinjtë me të filluar pjesën e dytë, gjetën golin e dytë, kur Ben White shënoi për 2-0, pas asistimit të Gabriel Martinelli.

Në minutën e 55-të, ishte sërish radha e Gabriel Jesus i cili përfitoi nga asisitmi i Leandro Trossard për të shënuar për 3-0.

Në minutën e 76-të, Leeds shënoi golin e nderit për ta, kur Rasmus Kristensen gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga distanca (3-1).

Ishte Granit Xhaka, i cili ka shënuar për epërsinë 4-1 në minutën e 84-të të ndeshjes pas asistimit të Martin Odegaard.

Arsenali me këtë fitore ka 72 pikë, tetë më shumë se Man City, në luftën e tyre për titull. /Telegrafi/