Arsenalit i duhet ta thyej bankën që të arrijë te sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
El Mundo Deportivo shkruan se ‘Gunners’ i kanë shtuar edhe 25 milionë funte ofertës të parë prej 60 milionë.
Gjigantët e La Ligas nuk do të marrin në konsideratë asnjë ofertë nën klauzolën e lojtarit që është 85 milionë funte.
Thuhet se trajneri Arsene Wenger është duke punuar shumë për ta arritur marrëveshjen që këtë verë.
Arsenalit tash e një kohë është duke i munguar një sulmues i madh që ta dërgojë drejt sukseseve. /Telegrafi/