Telegrafi

Arsenali ofron Ramseyn në këmbim të Schickut

Arsenali është i interesuar të shkëmbejnë mesfushorin Aaron Ramseyn për sulmuesin e Romës, Patrik Schick.

Topçinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të ri pasi Danny Welbeck pësoi një dëmtim apo thyerje të këmbës në Ligën e Evropës.

Kështu, drejtuesit e klubit londinez thuhet se janë drejtuar ka sulmuesi i Romës, Schick, për një transferim të tij në janar.

Lexo po ashtu Unitedi dhe Chelsea vazhdojnë interesimin për Ramsey

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Arsenali po kërkon të nënshkruajë sulmuesin Schick dhe mund të përdorë Ramseyn si një shtesë në marrëveshje.

Me marrëveshjen aktuale të Ramseyt që do të skadojë në fund të sezonit, Schick mund të nënshkruhet në një huazim fillestar gjashtëmujore.

Pas gjashtë muajve, Arsenali do të mendonte transferimin apo rikthimin e tij te Roma.

Lexo po ashtu Bayerni futet në garë për Ramseyn

Ky shkëmbim mund të bëhet pasi sulmuesi çek ka mbetur nën hijen e Edin Dzekos, i cili po luan në çdo ndeshje si titullar.

Në anën tjetër, Ramsey po kërkon me ngulm nga skuadrat e mëdha angleze, Manchester United, Liverpool e Chelsea, teksa pëlqehet edhe nga Bayerni e Juventusi. /Telegrafi/