Telegrafi

Arsenali me ofertë të përmirësuar për Kieran Tierney

Kieran Tierney (Foto: Mark Runnacles/Getty Images/Guliver)

Arsenali planifikon të kthehet me ofertë të përmirësuar për yllin e Celticut, Kieran Tierney.

Unai Emery e konsideron 22-vjeçarin si shënjestrën kryesore për krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa edhe vet skocezi e do transferimin.

Topçinjtë bënë një ofertë prej 15 milionë funtesh (16.7 milionë euro) për lojtarin, mirëpo Celticu e ka refuzuar atë.

Kieran Tierney (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Prandaj, Arsenali është duke përgatitur ofertë të përmirësuar në vlerë prej 19 milionë funtesh (21 milionë euro) për mbrojtësin.

Tierney ishte afër kalimit te Evertoni, mirëpo transferimi i tij ka dështuar, ndërkohë që interesim ka shprehur edhe Napoli. /Telegrafi/