Arsenali ka pësuar humbje në finalen e Ligës së Evropës nga rivali lokal Chelsea 4-1.
Topçinjtë patën një sezon zhgënjyes pasi nuk arritën të zënin një pozitë që i dërgonte në Ligën e Kampionëve.
Problemi kryesor këtë edicion i londinezëve ka qenë reparti defensivë dhe për këtë trajneri Unai Emery po kërkon përforcime në verë.
Emri i ri në listën e Arsenalit është ai i mbrojtësit francez të RB Leipzig, Dayot Upamecano.
20-vjeçari ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit në Bundesliga dhe garat evropiane gjë që ka bërë që vlera e tij të rritet dukshëm.
Mediat gjermane kanë raportuar se Arsenali ka ofruar 40 milionë euro për transferimin e francezit në Londër. /Telegrafi/