Ivan Peric me shumë gjasë në këtë verë do të largohet nga Interi, ndërsa është duke u kërkuar nga një numë i madh i skuadrave evropiane, por nuk mungon as interesimi nga Kina e Amerika.
Mesfushori kroat është vënë në shitje nga skuadra italiane, derisa ai po e mendon transferimin në Ligën Premier, aty ku e duan Arsenali dhe Manchester Unitedi.
Sipas Tuttosport, 30-vjeçari nuk pëlqehet nga Antonio Conte, andaj Nerazurëtt do të tentojnë ta shesin atë në këtë afat kalimtar veror.
Unitedi ka disa afate që e kërkon mesfushori kroat, por ishte refuzuar disa herë nga Interi, gjersa tani e kanë zbehur paksa interesimin për të.
Arsenali është futur seriozisht në garë për Perisic, që e sheh si zëvendësues të Henrikh Mkhitaryan, mirëpo që ka konkurrencë të fortë.
Topçinjve do t’u duhet të paguajnë 40 milionë euro për t’i marrë shërbimet e kroatit, edhe pse vlera e tij ka filluar të bije ndjeshëm me afatet e kaluara. /Telegrafi/