Manchester United tashmë ka bërë të ditur se dëshiron të shesë Jesse Lingardin në fund të këtij sezoni.
Ole Gunnar Solskjaer nuk llogaritë më në shërbimet e tij dhe dëshiron ta shesë atë që në këtë verë.
SunSport raporton se Arsenali është i interesuar për shërbimet e sulmuesit anglez dhe nuk e përjashton transferimit e tij edhe në qershor.
Me Lingardin do të largohet po ashtu edhe Andreas Pereira, që po ashtu mund të përfundojë në skuadrën e The Gunners.
Mikel Arteta thuhet se vlerëson lartë dyshen e Unitedit dhe do të tentojë që në verë t’i afrojë ata në skuadrën e tij.
Manchesteri kërkon 30 milionë euro nga shitja e tij, mirëpo që Arsenali mund ta marrë atë për vetëm 20 milionë. /Telegrafi/