Telegrafi

Arsenali nuk e ka mposhtur asnjë skuadër nga top-gjashtë si mysafir që nga viti 2015

Pasi e mposhtën Newcastlen dhe Burnleyn, Arsenali shpresoi dje (24 gusht) që ta mposht Liverpoolin në Anfield Roa dhe të bëhet lider i Ligës Premier.

The Gunners u mposhtën 3-1 nga The Reds me dy golat e shënuar nga Mohamed Salah dhe Joel Matip, derisa për londinezët e shënoi Lucas Torreira.

Kjo humbje do të thotë që Arsenali ka shtatë sezone radhazi që nuk ka fituar në Anfield, për më shumë ata nuk kanë fituar që nga 18 janari i vitit 2015 ndaj top gjashtë skuadrave në udhëtim.

Në atë dië, Gunners e mposhtë Manchester Cityn 2-0 në Etihad Stadium me golat e shënuar nga Santi Cazorla dhe Olivier Giroud.

Sidoqoftë, rekordi negativ filloi me humbjen në udhëtim ndaj Tottenham Hotspurit 2-1.

Lexo po ashtu Liverpooli e mposht me lehtësi Arsenalin në derbin e javës në Ligën Premier

Që nga atëherë, Arsenali ka dështuar që të fitojë në udhëtim te top gjashtë skuadrat nga Liga Premier, duke pësuar 15 humbje dhe ka barazuar në tetë.

Po ashtu, në portën e tyre janë shënuar në total 53 gola, e që ky rekord vazhdoi edhe ndej ndaj Liverpoolit që fituan pa shumë vështirësi. /Telegrafi/