Site icon Telegrafi

Arsenali nis bisedimet për transferimin e top sulmuesit nga Bundesliga

Mikel Arteta e ka konfirmuar se Arsenali i tij do të blejë një sulmues në afatin kalimtar të janarit.

Arsenali thuhet se është në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko në janar.

Sipas insajderit Sam C on X, Arsenali është i përgatitur të marrë reprezentuesin slloven në një hua gjashtëmujore me një opsion blerjeje.

Sidoqoftë, Leipzig dëshiron paratë ose një huazim me detyrimin për të blerë verën e ardhshme.

Sesko ka qenë në bisedë me Mikel Artetën, i cili deklaroi dëshirën e Arsenalit për të nënshkruar me një sulmues në fillim të kësaj jave.

Këtë sezon, 21-vjeçari ka shënuar 12 gola në 24 ndeshje për Leipzig, duke përfshirë gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit.

Interesim për sulmuesin slloven ka shprehur edhe Man Utd, megjithatë zgjidhja e Seskos është Arsenali. /Telegrafi/

Exit mobile version