Telegrafi

Arsenali nis bisedimet për transferimin e Odegaardit

Klubi anglez, Arsenali është i interesuar të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Martin Odegaard, i cili mund të kalojë si huazim në Emirates.

Ylli norvegjez nuk po kalon kohë të mira të Los Blancos dhe thuhet se ka kërkuar largimin nga Santiago Bernabeu këtë afat kalimtar.

Disa klube janë përmendur si opsione për të ardhmen e Odeegard, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe Arsenalit.

Lexo po ashtu Martin Odegaard ka kërkuar largimin nga Real Madridi

Sipas mediumit anglez MailOnline, Arsenali është në biseda me Real Madridin për nënshkrimin e Odegaard në huazim.

Drejtori teknik i Topçinjve, Edu, thuhet se filloi diskutimet mbi nënshkrimin e 22-vjeçarit javën e kaluar, pasi Odegaard kishte deklaruar se ai dëshiron të largohet për të gjetur më shumë kohë loje.

Arsenali thuhet se përballet me konkurrencën nga Sevilla dhe Real Sociedad – ku Odegaard kaloi sezonin e kaluar në huazim. /Telegrafi/