Me rezultat 4-0, Arsenali e ka mposhtur Aston Villan për të siguruar pozitën e dytë në tabelën e Ligës Premier për sezonin 2015/2016, pasi Tottenhami pësoi me rezultat 3-1 nga Newcastle United.
Ishte kjo ndeshja e sulmuesit francez, Olivier Giroud, i cili realizoi het-trik (5’, 79’, 80’), ndërsa goli i fundit ishte autogol i Mark Bunn (90’). Në ndërkohë, skuadra e rënë nga liga, Newcastle, i ka shkelur Spursat me rezultat 5-1.
Manchester City ka barazuar ndaj Swansea Cityt (1-1) dhe në këtë mënyrë e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve në dëm të Manchester Unitedit që do ta zhvillojë ndeshjen e shtyrë ndaj Bournemouthit vetëm për statistika.
Chelsea ka luajtur baras me kamponin Leicester City, me golat e Cesc Fabregas nga penaltia (66’) për Blutë dhe Daniel Drinkwater për skuadrën tjetër (88’).
Edhe Liverpooli e ka mbyllur me barazim sezonin e sivjetmë duke luajtur 1-1 ndaj West Bromwich Albionit. /Telegrafi/