Telegrafi

Arsenali në prag të finalizimit të transferimit të dytë këtë verë nga Ajaxi

Arsenali është në prag të finalizimit të marrëveshjes për transferimin e portierit të Ajaxit, Tommy Setford, ndërsa plani është që ai të luajë në turneun parasezonal në Amerikë.

‘Topçinjtë’ kanë arritur një marrëveshje me Ajaxin në lidhje me shumën që do të paguhet, e që mendohet të jetë rreth 1 milionë euro.

Ajaxi deshi që ta mbante Setfordin, por ai kishte vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe nuk ishte i gatshëm që ta nënshkruante një të re.

Transferimi i tij tek Arsenali besohet se është në fazën përfundimtare ndërsa klubi londinez po synon që gjithçka të kryhet shpejt, në mënyrë që Setford të luajë në ndeshjet miqësore.

Arsenali do të udhëtojë sot (21 korrik) në Amerikë, ndërsa të enjten do ta luajë ndeshjen e parë miqësore ndaj Bournemouthit.

Pas kësaj ndeshje, Arsenali do të ketë edhe dy ndeshje të tjera miqësore ndaj rivalëve Manchester United dhe Liverpool, para se të rikthehet në Angli.

Arteta pritet që të marr me vete disa të rinjë në Amerikë, kryesisht për shkak të faktit se lojtarët e ekipit të parë janë në pushime./Telegrafi/