Telegrafi

Arsenali në garë me Napolin dhe Atleticon për Lenon

Portieri gjerman, Bernd Leno është gati për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Pas paraqitjeve mjaftë të mira në kampionatin gjerman me Bayer Leverkusenin, për Lenon kanë ardhur disa oferta të rëndësishme.

Portieri i Kombëtares së Gjermanisë po kërkohet me ngulm nga Napoli që do të mbetet pa Pepe Reinan.

Skuadra italiane është e gatshme të shpenzojë deri në 20 milionë euro për transferimin e gjermanit.

Në garë për Lenon mbetet edhe gjiganti spanjoll Atletico Madrid që ka frikë se mund të mbetet pa Jan Oblakun.

Ndërkohë së fundmi garës për transferimin e Lenos iu është bashkangjitur edhe Arsenalit.

Topçinjtë po e shohin gjermanin si zëvendësuesin adekuat të Petr Cech që nuk ka treguar formë të mirë këtë edicion.

Leno ka kontratë me Bayer Leverkusenin deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/