Arsenali ka fituar në gjysmëfinale të FA Cup ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1.
The Citizens ishin më të mirë, por Topçinjtë ishin konkret në ato pak raste.
Pjesa e parë ishte me pak raste dhe pa gola. E dyta ishe shumë më interesante, goli i epërsisë për Cityin erdhi nga Sergio Aguero pas asistimit nga Yaya Toure në minutën e 62-të.
Nëntë minuta më vonë Nacho Monreal barazoi rezultatin pas asistimit nga Oxlade-Chamberlain dhe me rezultatin 1-1 përfundoi koha e rregullt.
Golin e kualifikimit në finale e shënoi Alexi Sanchez në minutën e 101.
Në finale Arsenali do të luajë kundër Chelseat, e cila dje (e shtunë) fitoi ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/