Telegrafi

Arsenali në epërsi për nënshkrimin e Benjamin Seskos, zbulohet klauzola e tij e lirimit që e frikëson paksa Artetan

Arsenali po shqyrton mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e RB Leipzig , Benjamin Sesko, shkruan The Telegraph.

Topçinjtë tashmë kanë treguar interesim të vërtetë për 20-vjeçarin, me agjentin e Sesko që ishte i pranishëm në “Old Trafford” të dielën (12 maj) për të parë Arsenalin duke mposhtur Man Unitedin.

Sulmuesi slloven po tërheq interesimin edhe të klubeve të tjera për një lëvizje të mundshme gjatë verës, por te Arsenali besojnë se ata janë në ‘pole position’ për ta nënshkruar nëse bëjnë një ofertë të duhur për të.

Arsenali aktualisht ka prioritet për të forcuar sulmin parë dhe për të nënshkruar me një sulmues që siguron gola.

Sesko kishte një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro në kontratën e tij me Leizpig fillimisht, por kjo do të rritet për shkak të paraqitjeve të tij këtë sezon.

Klauzola e re e lirimit mund të jetë deri në 75 milionë euro, gjë që do ta bënte atë një objektiv të shtrenjtë për Mikel Artetën.

Lexo po ashtu Milani po bën gati një transferim ‘bombë’ – ofron 50 milionë euro për top yllin e Leipzigut

Sesko ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë dy asistime në 30 paraqitje për RB Leipzig deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/