Arsenali dhe Leicester City janë në bisedime për mesfushorin algjerian, Riyad Mahrez.
Sipas The Telegraph, Arsenali ka hapur bisedime me Leicesterin mbi Mahrezin, të cilët ata e shohin si një alternativë konkrete nëse ata nuk nënshkruajnë me yllin e Monacos, Thomas Lemar.
Diskutimet janë mbajtur me ‘Dhelprat’ për reprezentuesin e Algjerisë, por dy klubet janë larg nga rënia dakord për çmimin.
Arsenali e vlerëson 26-vjeçarin në rreth 35 milionë funte, por Leicesteri po dëshiron plot 50 milionë funte për lojtarin më të mirë të të sezonit 2016 të Ligës Premier.
Mahrez thuhet se ka dorëzuar një kërkesë për transferimin e tij në një përpjekje për të detyruar një largim nga klubi dhe është i prirur për një kalim në Emirates Stadium. /Telegrafi/