Telegrafi

Arsenali në bisedime me sulmues, Chelsea me mesfushor

Arsenal është i përgatitur që ti ofrojë Olivier Giroudin skuadrës së Napolit në shkëmbim të Gonazlo Higuainit.

Arsene Wenger e sheh argjentinasin si një lojtar shumë të rëndësishëm për sulmuesin e skuadrës, por ende nuk po mund të arrijë akord me napolitanët për çmimin.

Maurizio Sarri ishte në Stade de France për të përcjellë Giroud në finalen e Euro 2016 dhe 29 vjecari mund të përdorët në këtë shkëmbim.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Në anën tjetër të Londrës, Chelsea do të nisë shpejtë negociatat për transferimin e N’Golo Kante.

Skuadra nga Stamford Bridge do ta transferojë francezin në radhët e veta pasi Shanghai SIPG tashmë ka bërë ofertë për të.

Kinezët kanë ofruar 35 milionë funte për Kante, që mund ta bëjë jovalide klauzolën e largimit prej 20 milionë funtesh.