Telegrafi

Arsenali në bisedime për të nënshkruar me Hazardin

Arsenali ka pasur bisedime me Eden Hazard për një transferim të mundshëm gjatë verës nga Real Madridi.

Reprezentuesi belg pritet të largohet nga Santiago Bernabeu këtë verë dhe Foot Mercato raporton se Topçinjtë shpresojnë ta marrin atë në huazim për një sezon.

Hazard ka dështuar të tregojë vetën te Los Blancos, që kur u larguar nga Chelsea para më shumë se tri sezonesh.

Lexo po ashtu Real Madridi pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë

Sipas mediumit, The Gunners duan ta transferojnë anësorin nga Real Madridi si formë huazimi me të drejtë blerje.

Ende nuk ka diçka konkrete, por që klubi spanjoll synon ta shesë atë përfundimisht dhe jo ta largojë si të huazuar. /Telegrafi/