Site icon Telegrafi

Arsenali mposht Liverpoolin në penallti dhe fiton Superkupën e Anglisë

Arsenali duke festuar triumfin në Superkupë (Foto: Justin Tallis/ pool via Getty Images/Guliver)

Arsenali dhe Liverpooli i kanë mbyllur 90 minutat e rregullt me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa fituesi i Superkupës së Anglisë u mësua vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë ishin lojtarët e Topçinjve të cilët shënuan pesë penallti, kundrejt katër të Reds.

Fituesi i Superkupës së Anglisë për vitin 2020 është mësuar vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi loja e rregullt nuk sjelli fitues.

Kështu, ekipi nga Emirates ka arritur ta triumfojë në fund Superkupën e Anglisë e njohur ndryshe si FA Community Shield.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Topçinjve, të cilët përveç rasteve arritën ta shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 12-të dhe ishte Pierre-Emerick Aubemayang, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Në pjesën e dytë, Reds ishin më kërkues dhe më të mirë, ndërsa përvec rasteve arritën ta shënojnë edhe golin e barazimit.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 73-të dhe ishte Takumi Minamino, i cili shënoi nga afërsia për 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste për të dyja skuadrat, por pa arritur të gjejnë golin dhe ndeshja shkoi në penallti.

Në penallti më të saktë ishin djelmoshat e trajnerit Mikel Arteta, të cilët triumfuan 5-4 dhe arritën ta fitojnë Superkupën e Anglisë.

Te Arsenali të saktë u treguan: Reiss Nelson, Ainsley Maitland-Niles, Cedric Soares, David Luiz dhe Aubameyang.

Te Liverpooli shënuan: Mohamed Salah, Fabinho, Minamino dhe Curtis Jones, ndërsa e humbi Rhian Brewster. /Telegrafi/

https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1299754267146956800

 

Exit mobile version