Site icon Telegrafi

Arsenali mposht Benfican me rezultat të thellë në Emirates Cup (Video)

Arsenali ka fituar ndaj Benficas në Emirates Cup me rezultat të thellë 5-2.

Topçinjtë e Arsene Wenger kanë fituar ndaj kampionit të Portugalisë në një ndeshje totalisht të dominuar nga ta.

Megjithatë, pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, ku të parët shënuan portugezët në minutën e 11 me anë të Franco Emanuel Cervi.

Pas tij radha erdhi për sulmuesin Theo Walcott, i cili shënoi dy gola të shpejt (24, 32’) për 2-1, ndërsa Eduardo Salvio dërgoi skuadrat në pushim me rezultat 2-2.

Në pjesën e dytë, Arsenali gjeti edhe tri herë golin, ku fillimisht erdhi një autogol në minutën 52, ndërsa për 4-2 shënoi Olivier Giroud në minutën e 64 dhe Alex Iwobi në minutën e 72 shënoi për rezultatin përfundimtar 5-2. /Telegrafi/

https://twitter.com/KNT_football/status/891326689468395520

https://twitter.com/BigNothingPod/status/891328270716862467

https://twitter.com/BigNothingPod/status/891338618962403330

Exit mobile version