Telegrafi

Arsenali mendon të paguajë klauzolën e blerjes së Nico Williams

Klubi anglez, Arsenali po mendon të përmbushë klauzolën e blerjes së sulmuesit të Athletic Bilbaos, Nico Williams.

Sipas Goal.com, talenti spanjoll ka një klauzolë lirimi prej 42.9 milionë funtesh apo 50 milionë euro, të cilën Topçinjtë mund të jenë gati ta përmbushin.

Williams, vëllai i të cilit Inaki është një reprezentues i Ganës, u paraqit në të tre ndeshjet e grupeve të Spanjës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

20-vjeçari bëri debutimin e tij në kombëtare vetëm këtë vit, dhe shënoi golin e tij të parë për ‘La Roja’ në një miqësore përgatitore kundër Jordanisë.

I riu është nën kontratë me Athletic Bilbao deri në vitin 2024 dhe Arsenali mund të përballet me konkurrencë për nënshkrimin e tij.

Chelsea, Liverpool dhe Paris Saint-Germain gjithashtu thuhet se janë të etur për një lojtar që shënoi në tre ndeshje radhazi në fillim të këtij sezoni. /Telegrafi/