Telegrafi

Arsenali mendon për Ter Stegenin si zëvendësues të Cechit

Klubi i madh anglez, Arsenali po shikojnë për zëvendësuesin e portierit Petr Cech, teksa po e konsiderojnë gjermanin e Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen si pasues të tij.

Topçinjtë nuk po tregojnë aspak sukses në dy sezonet e fundit dhe drejtuesit e klubit duan përforcimin e skuadrës në çdo repart.

Pas afrimit të disa mbrojtësve, mesfushorëve dhe sulmuesit, ata tani po shikojnë edhe blindimin e portës, pasi Cech po vjetrohet.

Lexo po ashtu Valverde ndan skuadrën në katër pjesë: Lojtarët e paprekshëm, zëvendësues, të dorës së dytë dhe të panevojshëm

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, klubi londinez po mendojnë nënshkrimin e portierit gjerman, Ter Stegen si zëvendësues të çekut.

Gjermani është numri 1 i portës së Barcelonës

Megjithatë, konkurrenca për nënshkrimin e portierit të Barcelonës është e madhe, pasi atë e synojnë edhe tri skuadra të mëdha evropiane.

Gjiganti italian, Juventusi dhe ai francez, Paris Saint-Germain gjithashtu po mendojnë për ofertat verore në drejtim të gjermanit.

Lexo po ashtu  Ter Stegen: Buffon, një idhull për të gjithë

Zonja e Vjetër nënshkruan me Wojciech Szczesny nga Arsenali në verë, por Ter Stegen mund të jetë ende një zëvendësim për Gianluigi Buffon, i cili do të tërhiqet në fund të sezonit.

Ndërkohë, gjiganti nga Ligue 1 dëshiron një numër 1 të padiskutueshëm, me Kevin Trapp dhe Alphonse Areola që nuk i kanë përmbushur pritjet. /Telegrafi/