Sulmuesi francez, M’Baye Niang pritet të largohet nga Watfordi.
Niang ishte i huazuar tek Watfordi nga Milani për gjashtë muajt e fundit, por që nuk ka pranuar të qëndroj më gjatë tek skuadra verdh e zi.
Kësisoj ai është rikthyer në Milan dhe pret largimin nga ‘Kuqezinjtë’ në drejtim të një skuadre më të madhe.
Por e ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në kampionatin anglez pasi ka dy oferta të rëndësishme.
Sipas medieve angleze, Everton dhe Arsenal janë në garë për transferimin e francezit.
Milan e vlerëson lojtarin lartë por që nuk është në planet e trajnerit italian Vincenzo Montella.
20 milionë euro është shuma që ‘Rossonerët’ janë duke kërkuar për Niangun. /Telegrafi/