Talenti i Real Madridit, Vinicus Junior ka përfunduar në radarin e klubit anglez, Arsenalit.
Vinicus Junior u transferua para më shumë se një viti nga Flamengo te Real Madridi për një shifër mbi 45 milionë euro.
Megjithatë, talenti brazilian iu bashkua Mbretërve vetëm këtë vit pasi ishte adoleshent dhe Reali kishte lënë në huazim te ish-skuadra e tij.
Tani pas ardhjes në Santiago Bernabeu, Vinicus më shumë ka qenë pjesë e ekipit B të Real Castillas sesa me ekipin e parë të Los Blancos.
Sulmuesi brazilian dështoi të integrohet në skemat e trajnerit Julen Lopetegui dhe nuk pritet të ketë hapësira as nga Santiago Solari.
Kjo situatë e tij ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të mendojnë transferimin apo huazimin e tij.
Sipas mediave spanjolle, Arsenali është skuadra më e interesuar për transferimin e adoleshentit brazilian nga Real Madridi gjatë janarit.
Përveç Topçinjve, interesim për brazilianin kanë shprehur edhe treshja italiane Inter, Napoli e Roma, ndërsa në Bundesliga pëlqehet nga Borussia Dortmund. /Telegrafi/