Telegrafi

Arsenali lidhet me transferimin e Jules Kounde

Ndërsa kërkimi i Barcelonës për një mbrojtës të djathtë ka qenë i gjatë dhe i vazhdueshëm, Arsenali sapo ka filluar përpjekjet e tij për të gjetur një zëvendësues për Jurrien Timberin e tyre të dëmtuar. Njëri nga lojtarët që është lidhur me këtë rol është opsioni i improvizuar i Barcelonës, Jules Kounde.

Kounde kaloi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar si mbrojtës i djathtë, jashtë pozicionit të tij të preferuar si qendërmbrojtës, dhe në fillim të verës pati raportime se kjo mund ta bënte atë të kërkonte një largim.

Këto raporte janë mbyllur nga vetë Kounde, dhe ai e filloi sezonin kundër Getafes në qendër të mbrojtjes, por u kthye si anësor i djathtë kundër Cadiz javën e ardhshme për shkak të një dëmtimi të Ronald Araujo.

Paraqitjet e tij të mira dhe mosha e re kanë bërë që Kounde të vlerësohet nga Arsenali, por eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano nuk e beson se një transferim mund të ndodh.

Lexo po ashtu Katër lojtarët e Barçës që mund të zëvendësojnë Araujon në krahun e djathtë pas lëndimit

“Të dy, Xavi dhe Kounde kanë qenë gjithmonë shumë të qartë, ata duan të vazhdojnë të ecin së bashku në Barca, kështu që për momentin situata është e qetë”, ka thënë fillimisht Romano për Caught Offside.

Romano vuri në dukje se edhe nëse do të kishte një vullnet, Arsenali nuk do ta përfundonte marrëveshjen pasi Kounde do të kushtonte shumë.

“Në çdo rast, Kounde do të kushtonte shumë para; aspak një marrëveshje e lirë. Nuk jam në dijeni të kontakteve konkrete në këtë fazë”, përfundoi ai.

Ndërsa Kounde mund të mos e konsiderojë ende largimin nga Barcelona për çështjen e pozicionimit të tij, duket se nuk ka gjasa që ai të shkojë në një ekip tjetër që planifikon ta luajë atë si mbrojtës i krahut. /Telegrafi/