Telegrafi

Arsenali letër zyrtare Barcës, e godet për Bellerinin

Barcelona sërish ka dështuar që të inicojë bisedimet me Arsenalin për transferimin e Hector Bellerin.

Klubi londinez ka mbyllur tash secilën derë për Barcelonën duke refuzuar të bisedojë për anësorin.

Arsenali sipas Marca ka dërguar një ofertë zyrtare në adresë të Barcelonës pakditë më parë ku ka kërkuar që të mos këmbëngulet për transferimin e lojtarit, sepse Topçinjt nuk duan ta shesin lojtarin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Ligës Premier

Pas përfundimit të kampionatit evropian U-21, lojtari është takuar me Wengerin dy herë për të biseduar për të ardhmen ku trajneri i ka thënë atij se ai nuk do të largohet për asnjë çmim.

Për momentin Barcelona është dorëzuar për këtë tratativë dhe tash po e kërkon Nelson Semedon. /Telegrafi/