Arsenali ka fituar ndaj Lincoln Cityt me rezultat 5-0 në çerekfinale të FA Cup.
Topçinjtë ishin dukshëm më të mirë pasi takimin e filluan me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Goli i parë në takim erdhi nga Theo Walcott në minutat shtesë të pjesës së parë.
Pjesa e dytë ishte festival golash, Olivier Giroud shënoi në minutën e 53-të, pastaj Luke Waterfall në minutën e 58-të shënoi në portën e tij.
Dy golat e fundit u shënuan nga Alexis Sanchez në minutën e72-të nga distanca dhe Aaron Ramsey shënoi në minutën e 75-të.
Kundërshtari i ardhshëm i Arsenalit do të mësohet pas shorit. /Telegrafi/