Telegrafi

Arsenali kthen vëmendjen kah Malcom

Malcom (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Klubi anglez, Arsenali synon një marrëveshje huazimi me Barcelonën për sulmuesin anësor brazilian, Malcom.

Malcom u transferua në verë te Barcelona nga Bordeaux për një shifër të raportuar prej 41 milionë eurosh, duke fituar kështu garën me Romën.

Megjithatë, sulmuesi anësor ka dështuar të tregojë veten dhe në shumicën e rasteve ka një rezervistë i pashfrytëzuar nga trajneri Ernesto Valverde.

Lexo po ashtu Guangzhou Evergrande ofron 50 milionë euro për Malcomin

Kështu, disa skuadra janë të gatshme të shfrytëzojnë situatën e brazilianit për të tentuar transferimin e tij, ku ndër to është edhe Arsenali.

Malcom në një ndeshje kundër Tottenhamit (Foto: Getty Images)

Sipas mediumit britanik The Sun, Arsenali shpreson të bindë Barcelonën që t’i lejojë ata të nënshkruajnë me Malcom në huazim për pjesën tjetër të sezonit.

Topçinjtë fillimisht po përpiqeshin të joshnin Denis Suarezin të largohet nga Camp Nou, por nuk ka pasur përparim në bisedimet mbi një huazim.

Lexo po ashtu Arsenali ka marrëveshje me Suarezin, por nuk ka para për transferimin e tij

Arsenali tani e ka kthyer vëmendjen tek shoku i tij i skuadrës, Malcom, i cili ka luftuar për minuta që nga transferimi i tij veror nga Bordeaux.

Barcelona thuhet se po heziton të shesë brazilianin, por mund të jetë i gatshëm ta lërë në huazim për ta ndihmuar atë në kthimin e tij në formë të lartë përpara sezonit të ardhshëm. /Telegrafi/