Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior ka përfunduar në listën e dëshirave të Arsenalit.
Drejtuesit e Arsenalit janë të interesuar në përforcimin e skuadrës dhe reparti i sulmit mund të jetë pozita ku ata mund të transferojnë emra të rinj.
Sipas mediumit Daily Star, Arsenali po konsideron një huazim për anësorin sulmues të Real Madridit, Vinicius Junior.
Topçinjtë janë duke kërkuar një marrëveshje të mundshme të përkohshme për 20-vjeçarin, pasi sulmuesit kanë dështuar të shënojnë gola në gjysmën e parë të sezonit.
Real Madridi thuhet se është i hapur për të dërguar Vinicius Jr në huazim, me të riun që ka nevojë për përvojë për të fituar një vend në formacionin e ekipit nga Santiago Bernabeu.
Te Arsenali mund të ketë edhe largime të shumta në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/