Ylli maroken i Ajaxit, Hakim Ziyech ka përfunduar si objektivi kryesor i klubi anglez, Arsenalit.
Topçinjtë janë të etur për të përforcuar skuadrën për vazhdimin e sezonit pas emërimit të trajnerit të ri, Mikel Artea.
Disa emra tashmë janë përfolur si transferime të mundshme, ndërsa sot (e diel) ka dalë një emër i ri.
Sipas mediumit Calciomercato, ylli i Ajaxit, Ziyech është shfaqur si një objektiv i madh transferimi për Arsenalin.
Londinezët anë të etur për të sjellë në ekipi marokenin në afatin e janarit, me vlerën e tij aktuale të tregut të vendosur në 50 milionë euro.
Ziyech ka kontribuar me gjashtë gola dhe 12 asistime për Ajaxin në Eredivisie këtë sezon, ndërsa paraqitje të mirë ka pasur edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/