Telegrafi

Arsenali i konkurron Leicesterit për mesfushorin e Juves

Arsenali është përfshirë në garë për mesfushorin e Juventusit, Mario Lemina.

Gabonezi është i huazuar te Bianconerët nga Olympique Marseille, ndërsa Le 10 Sport raporton se klubi italian nuk mendon ta shfrytëzojë opsionin e blerjes.

Prandaj gjasat janë të mëdha që 22-vjeçari të kthehet te klubi francez në fund të sezonit.

Megjithatë, Marseille planifikon ta shesë atë në afatin kalimtar veror, në mënyrë që t’i tejkalojë problemet financiare.

Krahas Arsenalit, lideri i Ligës Premier, Leicester City, pastaj Napoli, Sevilla, Valencia dhe Borussia Dortmundi – janë klubet që e kërkojnë nënshkrimin e Leminas. /Telegrafi/