Arsenali me trajnerin e ri Unai Emery dëshiron ta përforcoj edhe më tej repartin mbrojtës.
Javë më parë transferuan si lojtar të lirë mbrojtësin zviceran, ish-lojtarin e Juventusit, Stephen Lichsteiner.
Sipas asaj që shkruan sot Don Balon, Gunnersat kanë nisur një ofertë për futbollistin e Barcelonës, Yerry Minën.
Ky i fundit gjatë muajit janar ka arritur te klubi katalunas nga Palmeiras, por mund të largohet nga Camp Nou për të krijuar vend për një tjetër lojtar jashtë BE-së.
Udhëheqësit e Arsenalit kanë dorëzuar një ofertë huazimi – me një opsion të blerjes – gjatë 24 orëve të fundit gjersa lojtari te kampionët spanjoll është rezervist.
Mina theksojmë se shkëlqeu në kampionatin botëror duke qenë golashënues i kombëtares kolumbiane me tre gola.
Futbollisti gjatë mbrëmjes së kaluar u eliminua prej Botërorit pas humbjes në penalti kundër Anglisë. /Telegrafi/