Arsenali ka nisur një lëvizje të papritur për mbrojtësin e Chelseat. David Luiz.
Sipas mediumit britanik Sunday Express, Arsenali është duke eksploruar mundësinë që të sjellë Luiz në Londër gjatë afatit të janar.
Luiz u largua nga formacioni bazë nga Antonio Conte në fund të tetorit, por pastaj mori një dëmtim më gju, nga i cili ka vuajtur shumë dhe vetëm tani është kthyer në stërvitje.
Megjithatë, lëndimi i tij ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe nuk ka besim se Luiz është i aftë për ndeshjen e Kupës FA ndaj Norwich City.
Topçinjtë kanë pasur shqetësime në lidhje me mbrojtjen e tyre qendrore gjatë gjithë sezonit dhe ai sigurisht do të shtonte disa forca në këtë repart.
Por, mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të jetë i gatshëm ta shesë atë në një rival direkt të Ligës Premier.
Në rast se Blutë nuk do lejojnë largimin e brazilianit drejt Emirates atëherë mund të hapet një kalim te gjigantët italianë, Juventusi.
Me Luizin janë lidhur edhe skuadra tjera të mëdha si gjermanët e Bayern Munichut dhe ata spanjollë, Barcelona dhe Real Madridi. /Telegrafi/