Arsenali është duke tentuar që të bëjë edhe disa ndryshime në skuadër në afatin kalimtar të janarit.
The Gunners bënë disa prurje të reja në afatin kalimtar veror, mirëpo po u mungojnë rezultatet pozitive.
Kështu, sipas asaj që raporton The Sun, Arseanli po tenton transferimin e Dominic Calvert-Lewin dhe Ollie Watkins.
Fillimisht, skuadra nga qyteti i Londrës do të shesë Alexandre Lacazetten, duke liruar vend kështu për dy lojtarët anglez.
Calvert-Lewin është si zëvendësues i Harry Kanes te Anglia, gjersa Watkins mori një ftesë befasuese në këtë muaj.
Ky i fundit nuk ishte ftuar në Euro 2020, por që Gareth Southgate ka mbetur i impresionuar nga forma e tij. /Telegrafi/