Telegrafi

Arsenali interesohet seriozisht për James Rodriguezin

Klubi anglez, Arsenali është serioz në transferimin e yllit të Real Madridit, James Rodriguez në Londër.

Sipas gazetës Marca, Arsenali është ende i interesuar për një veprim për Rodriguezin, pavarësisht se u refuzua nga ylli i Realit verën e kaluar.

Rodriguez nuk ka arritur të gjej vend në planet e Zinedine Zidane këtë sezon, duke bërë vetëm shtatë paraqitje në La Liga që kur u kthye nga huazimi dy-vjeçar te Bayern Munichu.

Lexo po ashtu Real Madridi synon t’i mbledhë mbi 250 milionë euro nga shitja e lojtarëve

Ai ka tre opsione verore – duke përfshirë edhe Arsenalin , të cilët ‘vazhdojnë të insistojnë’ në një lëvizje për mesfushorin sulmues kolumbian.

Juventusi dhe Napoli thuhet gjithashtu se janë të interesuar, por Arsenali cilësohet si favorit për një transferim të mundshëm në verë.

Thuhet se Rodriguezi e udhëzoi agjentin Jorge Mendes të shikojë opsionet tjera sezonin e kaluar, pasi ai dëshironte një transferim në Spanjë ose Itali para një kalimi në Ligën Premier. /Telegrafi/