Mesfushori kreativ i Interit, Christian Eriksen ka përfunduar në listën e dëshirave të klubi anglez, Arsenalit.
Arsenali është i interesuar të përforcohet edhe më shumë në afatin kalimtar të janarit, pas një gjysmë-sezoni thuajse të dështuar.
Drejtuesit e klubit dhe trajneri Mikel Arteta kanë identifikuar tashmë disa nga emrat që synojnë t’i ofrojnë në Emirates.
Sipas mediumit italian Gazzetta Dello Sport, ylli i Interit, Christian Eriksen, është subjekt i interesimit nga Arsenali.
Topçinjtë kanë identifikuar 28-vjeçarin, i cili ka luftuar në Itali që kur u largua nga Tottenham në janar, si një objektiv i mundshëm.
Megjithatë, drejtuesit e londinezëve duhet ta largojnë Mesut Ozilin nga librat e tyre financiar para se të nënshkruajnë një mesfushor tjetër.
Paris Saint-Germain është përmendur gjithashtu si destinacion i mundshëm për Eriksen, me Interin e etur për të shitur yllin danez në afatin e dimrit. /Telegrafi/