Arsenali po mundohet të përforcohet para fillimit të sezonit të ri të Ligës Premier.
Londinezët së fundi kanë sjell në radhët e veta në formë të huazimit mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballosin.
Gunners tashmë raportohet se po interesohen edhe mesfushorin gjerman, Sami Kheidras, i cili nuk pritet që të ketë shumë hapësira nën drejtimin e Maurizio Sarrit.
Futbollisti është duke kërkuar një angazhim të ri pasi që edhe në sezonin e fundit nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion te kampionët italian.
Për lojtarin 32-vjeçar po interesohet edhe skuadra italiane e Fiorentinas, spanjollët e Valencias si dhe anglezët e Wolverhampton.
Ndryshe, Juventusi kërkon ta shesë gjermanin pasi bëri vetëm 10 paraqitje në Seria A sezonin e kaluar. /Telegrafi/