Telegrafi

Arsenali ia cakton çmimin e largimit Mustafit, pesë skuadra të mëdha pas mbrojtësit shqiptar

during the Premier League match between West Bromwich Albion and Arsenal at The Hawthorns on December 31, 2017 in West Bromwich, England.

Shkodran Mustafi duket se po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar nuk ka treguar formë stabile këtë edicion me klubin londinez.

Ardhja në klub e Unay Emeryt ka bërë që Mustafi të mendojë për tjetër skuadër.

Trajneri spanjoll nuk llogarit në shërbimet e mbrojtësit shqiptar dhe po kërkon grekun Sokratis si zëvendësues të tij.

Shkodran Mustafi. (Getty Images)

Sipas mediave angleze, Arsenali tani i ka caktuar edhe çmimin e largimit qendërmbrojtësit.

Topçinjtë kërkojnë 35 milionë për ta lënë të lirë të largohet reprezentuesi i Gjermanisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Mustafi mund të vazhdoj të mbetet në Angli pasi ish skuadra e tij Everton ka shfaqur interesim për të.

Në Itali janë dy skuadrat e mëdha Roma dhe Juventus që kanë rikthyer interesimin për mbrojtësin nga Gostivari.

Por gjasat më të mëdha janë që Mustafi të rikthehet në elitën e futbollit gjerman.

(Getty Images)

Dy skuadrat që do të luajnë në Ligën e Kampionëve Schalke 04 dhe Borussia Dortmund po e duan lojtarin shqiptar.

Ekipet gjermane janë në kontakt me Arsenalin ku shpresojnë që londinezët do ta ulin çmimin e lojtarit për ta pasur më të lehtë transferimin e tij në Bundesliga.

Lexo po ashtu Emery bën gati pesë largime nga Arsenali, Mustafi në listë

Mustafi ka kontratë me Arsenalin deri qershor të vitit 2021.

Qendërmbrojtësi më parë ka luajtur edhe te Hamburgu, Evertoni, Sampdoria dhe Valencia. /Telegrafi/